Kina lëshon alarmin blu për stuhi shiu
2024-05-11 11:05:09

foto nga VCG

foto nga VCG

Qendra Kombëtare Meteorologjike e Kinës lëshoi të premten një alarm blu për stuhi shiu, pasi shirat e dendur priten të godasin disa pjesë të vendit. 

Shirat e dendur parashikohen të godasin pjesë të Guizhou, Hunan, Hubei, Jiangxi, Anhui, Jiangsu, Guangxi, pellgun e Sichuan, Mongolinë e Brendshme, Heilongjiang, Jilin dhe Liaoning. 

Sipas qendrës, cituar nga “Xinhua”, në disa zona të këtyre rajoneve mund të ketë reshje të dendura me maksimalen për orë që kalojnë 70 milimetra, të shoqëruara me stuhi ose breshër. 

foto nga VCG

foto nga VCG

Autoriteteve të pushtetit vendor u është kërkuar që të bëjnë përgatitjet e duhura dhe të përmbushin përgjegjësitë e tyre në përputhje me rrethanat. 

Shkollave dhe kopshteve u është kërkuar që t'i mbajnë nxënësit të sigurt.

foto nga VCG

foto nga VCG

Për shkak të bllokimit të mundshëm të rrugëve dhe bllokimit të trafikut, drejtuesit e mjeteve janë këshilluar të tregojnë kujdes. 

Kina ka një sistem paralajmërimi të motit me katër nivele, të koduar me ngjyra, ku e kuqja përfaqëson paralajmërimin më të rëndë, e ndjekur nga portokallia, e verdha dhe bluja. (Irma)