Trajtimi novator me terapi të gjeneve i kthen dëgjimit vogëlushes britanike
2024-05-11 17:29:40

foto nga VCG

foto nga VCG

Një vajzë e vogël në Britani, e cila ka lindur e shurdhër, tani mund të dëgjojë pa pajisje ndihmëse falë një trajtimi novator me terapi të gjeneve.

Ajo lindi e paaftë për të dëgjuar për shkak të neuropatisë, një gjendje që shkatërron impulse nervore që kalojnë nga veshi i brendshëm në tru dhe mund të shkaktohet nga një gjen i gabuar, shkruan “Panorama”.

Vogëlushja mori trajtimin pak pasi mbushi një vjeç dhe gjashtë muaj më pas ajo ka filluar të dëgjojë zëra dhe të flasë fjalë të vogla. 

foto nga VCG

foto nga VCG

foto nga VCG

foto nga VCG

E dhënë si infuzion në vesh, terapia zëvendëson pjesën e ADN-së që i shkaktonte çrregullimin.

Ekspertët shpresojnë se terapia mund të funksionojë edhe për llojet e tjera të humbjes së dëgjimit, e jo vetëm te ajo gjenetike. 

Vogëlushja britanike është pacienti i parë në botë që ka nisur terapinë. (Irma)