Turqia kërkon më shumë nomadë dixhitalë për të nxitur turizmin dhe ekonominë
2024-05-11 15:44:34

foto nga VCG

foto nga VCG

Turqia po rrit masat për të tërhequr nomadët dixhitalë, një brez i ri punonjësish në distancë, përmes një skeme të posaçme të vizave të saponisur. 

Programi i aplikimit për vizë, i nisur në fund të prillit, synon kryesisht nomadët dixhitalë jashtë shtetit në ndjekje të balancës punë-jetë, duke i lejuar ata të jetojnë dhe punojnë në qytetet e mëdha të Turqisë deri në një vit, me opsionin e rinovimit, shkruan “Xinhua”. 

foto nga VCG

foto nga VCG

Ata që aplikojnë për një vizë të dedikuar duhet të jenë nga mosha 21 deri në 55 vjeç dhe të vijnë nga një listë vendesh, duke përfshirë shumicën e vendeve të BE-së, SHBA-së dhe Kanadanë.

Më parë, këta turistë mund të qëndronin vetëm për 90 ditë ose të aplikonin për leje qëndrimi, duke kërkuar procedura të gjata burokratike. 

foto nga VCG

foto nga VCG

Turqia synon të përfitojë nga popullariteti i saj si një nga vendet më të vizituara në botë për të nxitur ekonominë e saj. Pavarësisht rritjes së kostos së jetesës për shkak të inflacionit të lartë vitet e fundit, Turqia është ende një destinacion relativisht i përballueshëm për nomadët dixhitalë sesa shumë vende evropiane. Aplikantët duhet të jenë të diplomuar universitarë të cilët fitojnë të paktën 3000 dollarë amerikanë në muaj në fushën e nomadit dixhital, sipas faqes zyrtare të lançuar nga Ministria turke e Kulturës dhe Turizmit.  (Irma)