Xi Jinping-u përfundon vizitën shtetërore në Hungari dhe largohet me avion për në atdhe
2024-05-11 02:11:45

Mbrëmjen e së premtes, sipas orës vendore, pas përfundimit të vizitës shtetërore në Hungari, presidenti kinez Xi Jinping u nis për në Kinë me avionin e tij të posaçëm nga Budapesti. Kryeministri i Hungarisë Viktor Orbán dhe bashkëshortja e tij e përcollën kreun e shtetit të Kinës në aeroport.

Foto: VCG

Foto: VCG

Pas ngritjes së avionit të presidentit Xi, dy avionë luftarakë të forcave ajrore hungareze u ngritën për të shoqëruar avionin.

Gjatë rrugës për në aeroport, studentë kinezë dhe kinezë që jetojnë në Hungari u mblodhën përgjatë rrugës, duke valëvitur flamujt e Kinës e Hungarisë dhe duke mbajtur pankarta me shkrime si "Rroftë miqësia kino-hungareze", duke dërguar urime të ngrohta për suksesin e vizitës së presidentit Xi.

Bashkëshortja e Xi Jinping-ut Peng Liyuan, Cai Qi, Wang Yi dhe të tjerë u kthyen me të njëjtin avion.