Automjeti i 500.000-të i prodhuesit kinez elektrik NIO doli nga linja e prodhimit
2024-05-11 16:38:31

foto nga Xinhua

foto nga Xinhua

Automjeti i 500.000-të i prodhuesit kinez të makinave elektrike NIO doli nga linja e prodhimit në Hefei, kryeqendra e provincës Anhui të Kinës lindore.

“Nga dorëzimi i makinës sonë të parë elektrike në vitin 2018 deri në atë të 500.000-të tani, dëshmon për përparimin tonë në tregun e nivelit të lartë mes tranzicionit të Kinës drejt orientimit elektrik të industrisë së automobilave”,- deklaroi Li Bin, themeluesi i NIO-s. 

foto nga Xinhua

foto nga Xinhua

Kompania ka treguar një vrull të fortë shitjesh këtë vit, duke dorëzuar 15.600 automjete me energji të re vetëm në prill, me 134.6 për qind më shumë në baza vjetore. 

Deri të martën, NIO kishte ngritur 2413 stacione të shkëmbimit të energjisë dhe ka instaluar 22.292 shtylla karikimi në të gjithë vendin. 

foto nga Xinhua

foto nga Xinhua

Për më tepër, marka kineze elektrike ka vazhduar të zgjerojë gjurmën e saj globale, me 43 stacione shkëmbimi të energjisë dhe 16 stacione karikimi të krijuara në Europë deri në fund të prillit. (Irma)