Ministrat e Drejtësisë të G7-s diskutuan luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Ukrainë
2024-05-11 16:47:55

foto nga VCG

foto nga VCG

Ministrat e Drejtësisë të vendeve të G7-s diskutuan në Itali luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Ukrainë, forcimin e institucioneve demokratike të vendit dhe parandalimin e çdo forme të përdorimit të paligjshëm të parave të destinuara për rindërtimin e Ukrainës, shkruan “ATSH”. 

“Nëse Ukraina dëshiron të marrë rrugën drejt anëtarësimit në BE, ajo duhet të luftojë nivelin e lartë të korrupsionit, çështje që përbën një problem për vendin”,- deklaroi ministri gjerman i Drejtësisë, Marco Buschmann.

Sipas tij, rindërtimi i Ukrainës pas rivendosjes së paqes në vend nuk do të kishte sukses pa ndihmën e huaj. Megjithatë, ai tha se vendet e mundshme donatore do të ishin më pak të gatshme për të ndihmuar nëse pjesë të mëdha të ndihmës do të depërtonin në korrupsion.

G7-a është një grup i kombeve kryesore demokratike të industrializuara, duke përfshirë Gjermaninë, Italinë, Francën, Britaninë, Japoninë, Kanadanë dhe SHBA-në. (Irma)