Indeksi i zhvillimit të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në Kinë vazhdon të rritet
2024-05-11 16:34:36

foto nga VCG

foto nga VCG

Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Kinë (SME) raportuan përmirësim të performancës së biznesit në prill, tregoi një indeks i industrisë. 

Indeksi i Zhvillimit të Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme, bazuar në një anketë të 3000 prej këtyre ndërmarrjeve nga tetë industri të mëdha, arriti në 89.4 në prill, 0.1 pikë më shumë se muaji i kaluar, njoftoi Shoqata Kineze e Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme, citon “Xinhua”. 

foto nga VCG

foto nga VCG

Shifra, edhe pse ende më e ulët se linja e rritjes dhe rënies prej 100, ishte më e lartë se e njëjta periudhë në vitet 2022 dhe 2023, thuhet në raportin e shoqatës.

foto nga VCG

foto nga VCG

Nënindeksi për industrinë e ndërtimit, transportit, postës dhe magazinimit, industrinë e shitjes me pakicë dhe shumicë, sektorët e shërbimeve sociale si dhe transmetimin e informacionit, shërbimet kompjuterike dhe softuerët, u rrit krahasuar me muajin e kaluar, ndërsa ai për akomodimin dhe hotelierinë mbeti i pandryshuar. 

Të dhënat treguan gjithashtu se nënindekset e financimit dhe të fuqisë punëtore ishin mbi 100 muajin e kaluar. (Irma)