Ministria e Tregtisë: Kina bën hapa përpara drejt anëtarësimit në Marrëveshjen e Partneritetit të Ekonomisë Dixhitale
2024-05-11 17:20:41

foto nga VCG

foto nga VCG

foto nga VCG

foto nga VCG

Kina dhe anëtarët e Marrëveshjes së Partneritetit të Ekonomisë Dixhitale (DEPA) kanë mbajtur raunde të shumta konsultimesh dhe kanë arritur progres pozitiv, bëri të ditur Ministria e Tregtisë (MOC), citon “Xinhua”. 

Kina paraqiti një aplikim zyrtar për t'u bashkuar me DEPA-n në nëntor 2021 dhe në gusht 2022 u krijua një grup pune për negociatat mbi pranimin e Kinës në pakt. 

Takimi i pestë i kryenegociatorëve të grupit të punës u zhvillua këtë javë në Auckland të Zelandës së Re, ku Kina shkëmbeu pikëpamje të thelluara me Kilin, Zelandën e Re, Singaporin dhe Republikën e Koresë, mbi ecurinë e bisedimeve dhe tema të ngjashme, deklaroi zëdhënësi i ministrisë He Yadong në një konferencë për shtyp. 

foto nga VCG

foto nga VCG

Ai theksoi se Kina do të bëjë përpjekje të përbashkëta me anëtarët e DEPA-s në përpjekje për të arritur përparim të ri në negociata. (Irma)