Spanja lehtëson blerjet për turistët kinezë përmes pagesave dixhitale
2024-05-11 16:54:27

foto nga VCG

foto nga VCG


Një nismë e re që synon lehtësimin e blerjeve për turistët kinezë në Spanjë do t'i lejojë ata të përdorin metodat e pagesave dixhitale të njohura në Azi, si “WeChat Pay” dhe “Alipay”, shkruan “Xinhua”. 

Vizitorët kinezë në Barcelonë tani mund të përdorin sistemet e pagesave celulare në mbi 80 dyqane, falë një marrëveshjeje midis shoqatës së shitësve me pakicë të “Barcelona Commerce” dhe platformës dixhitale të pagesave “Starpay”.

“Qëllimi ynë është të ndihmojmë të sigurohemi që mjetet dhe aplikacionet që përdoren gjerësisht nga konsumatorët në tregun kinez të jenë të disponueshme edhe në dyqanet tona lokale”,- deklaroi Alfons Barti, drejtor i Shoqatës së Shitësve me Pakicë në “Barcelona Commerce”.

foto nga VCG

foto nga VCG

“Ne shfaqim logot e “WeChat” dhe “Alipay”, të cilat turistët kinezë mund t'i shohin lehtësisht dhe kështu ndihen më rehat kur hyjnë në dyqan”,- tha Ivan Munoz, menaxher i “El Petit Gaudi Eixample”, një dyqan dhuratash që shet produkte artizanale të punuara me dorë. 

Nisma e Barcelonës është e para e këtij lloji në Spanjë, megjithëse “Starpay” bëri të ditur se aktualisht është duke zhvilluar një projekt të ngjashëm për dyqanet në kryeqytetin spanjoll, Madrid. (Irma)