Hulumtimi: Mbi 51 mijë refugjatë të mitur janë të zhdukur në Europë
2024-05-11 11:25:07

foto nga VCG

foto nga VCG

Mbi 51.000 refugjatë të mitur janë të zhdukur në të gjithë Europën dhe nuk dihet për fatin e tyre. 

Aktualisht, 51.433 refugjatë të mitur janë të zhdukur në të gjithë Europën. Vetëm tre vjet më parë, ky numër ishte rreth 18.300.

Ky është rezultati i një investigimi ekskluziv të rrjetit gazetaresk europian “Lost in Europe”, ku bëjnë pjesë media belge “De Standaard”, holandezja “NRC”, italiania “ANSA” dhe gjermania “rbb24 Recherche”, shkruan “Panorama”.

Pas regjistrimit në qendrat e pritjes, këta të mitur të pashoqëruar shpërndahen në të gjithë vendin ku kanë mbërritur. 

Zyra për të Miturit u siguron atyre strehim, kujdes dhe kontroll. Kjo është shpesh e suksesshme, por jo gjithmonë, kështu që fëmijët dhe të rinjtë zhduken nga këto ambiente. Shpesh ata zhduken plotësisht nga radarët e autoriteteve dhe atë në të gjithë Europën.

foto nga VCG

foto nga VCG

Hulumtimi nxjerr në pah mangësi të konsiderueshme në mbledhjen e të dhënave për refugjatët e mitur të zhdukur. Nga autoritetet kompetente në 31 vende europiane, të cilat përveç 27 anëtarëve të BE-së dhe Moldavisë, Norvegjisë, Zvicrës dhe Britanisë së Madhe, vetëm 15 iu përgjigjën pyetjeve të rrjetit kërkimor.

Disa vende si Italia dhe Austria raportojnë shifra veçanërisht drastike, me më shumë se 20.000 fëmijë dhe të rinj të zhdukur. Të tjera, si Spanja apo Greqia, nuk mbledhin asnjë informacion për fëmijët dhe të rinjtë e pashoqëruar.

Aktualisht në BE nuk ka rregullore për regjistrimin dhe shkëmbimin e informacionit mbi fatin e të miturve refugjatë të pashoqëruar. 

Komisionerja përgjegjëse e BE-së për Emigracionin dhe Çështjet e Brendshme, Ylva Johansson, deklaroi: “Nuk e kam idenë nëse shifrat tuaja janë të sakta. Mund të them se kemi një sistem të prishur emigracioni në Europë”.

foto nga VCG

Kur refugjatët e mitur zhduken nga strehimoret nën mbikëqyrjen e autoriteteve, ata duhet të regjistrohen si persona të zhdukur. Disa rishfaqen pas disa ditësh në një qytet tjetër, ose në një komunë tjetër.

Hulumtimet në të gjithë Europën tregojnë se arsyet e zhdukjes së të miturve shpesh nuk mund të përcaktohen saktësisht as në vende të tjera. Një nga arsyet është se shkëmbimi i të dhënave brenda-europiane shpesh nuk funksionon.

Mbipopullimi i strukturave shoqërohet me të dhëna jo të plota për vendndodhjen e të miturve. Pasojat mund të jenë të rënda për të miturit, paralajmëron Teresa Kajl, nga Fondi Gjerman i Fëmijëve (Deutschen Kinderhilfsëerk).  (Irma)