foto nga VCG
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, dhe presidentja e Parlamentit Europian, Roberta Metsola, diskutuan në Kiev mbi integrimin europian të Ukrainës dhe çështjet e sigurisë.
Presidenti Zelensky tha se Ukraina ka përmbushur të gjitha kushtet e nevojshme për fillimin e bisedimeve të anëtarësimit me Bashkimin Europian muajin e ardhshëm, sipas shërbimit për shtyp presidencial, cituar nga “Xinhua”.
Metsola u shpreh optimiste që vendet anëtare të BE-së do të miratojnë kuadrin e negociatave për Ukrainën në qershor.
“Parlamenti Europian do ta ndihmojë Ukrainën në të gjitha mënyrat e mundshme për të ecur në rrugën europiane”,- deklaroi Metsola.
Zelensky dhe Metsola diskutuan gjithashtu situatën e sigurisë në Ukrainë, mbështetjen e mbrojtjes së BE-së për Ukrainën dhe konferencën e nivelit të lartë për paqen e planifikuar për në mes të qershorit në Zvicër. (Irma)