Investimet hekurudhore në Kinë u rritën me 10.5 për qind në 4 muajt e parë të vitit
2024-05-11 16:31:48

foto nga VCG

foto nga VCG

Investimi hekurudhor i Kinës ka rritur ritmin që nga fillimi i këtij viti, treguan të dhënat nga operatori hekurudhor i vendit. 

Gjatë periudhës janar-prill, investimet e aseteve fikse në sektorin hekurudhor të vendit arritën në 184.9 miliardë juanë (rreth 26 miliardë dollarë amerikanë), duke shënuar një rritje prej 10.5 për qind nga e njëjta periudhë e një viti më parë, sipas “China State Railway Group”, shkruan “Xinhua”. 

Norma e rritjes ishte më e lartë se ajo prej 9.9 për qind në tremujorin e parë të vitit. 

foto nga VCG

foto nga VCG

Sipas kompanisë, me mënyrën e cilësisë së lartë dhe efikase të ndërtimit të hekurudhave, vendi po përshpejton ndërtimin e një sistemi modern të infrastrukturës hekurudhore. 

Progresi i fundit në ndërtimin e hekurudhës përfshin funksionimin e një hekurudhe të re me shpejtësi të lartë që lidh Chizhou dhe Huangshan në provincën Anhui të Kinës lindore, e cila do të ndihmojë në promovimin e turizmit lokal. 

foto nga VCG

foto nga VCG

Projektet e shumta në ndërtim në të gjithë vendin gjithashtu bënë përparim të qëndrueshëm muajin e kaluar. (Irma)