Presidenti rus: Nuk do të lejojmë askënd të na kërcënojë
2024-05-10 16:09:15

Putin (Foto Rtsh)

Putin (Foto Rtsh)

“Nuk do të lejojmë askënd të na kërcënojë. Forcat tona strategjike janë gjithmonë të gatshme për luftim”,- deklaroi presidenti rus Vladimir Putin gjatë një eventi në Moskë.

Sipas tij, Rusia do të bëjë gjithçka për të parandaluar një konfrontim global, shkruan “RTSH”.

Duke iu referuar SHBA-së dhe NATO-s, Putin tha se Rusia kundërshton pretendimet e përjashtimit të çdo shteti apo aleance.

“Ne festojmë Ditën e Fitores në kuadrin e një operacioni të posaçëm ushtarak. Të gjithë pjesëmarrësit e tij, ata në vijën e frontit, në vijën e kontaktit në luftim, janë heronjtë tanë”, tha presidenti rus, citon agjencia e lajmeve “Tass”. (Irma)