Inagurohet Qendra Ndërkombëtare e Komunikimit Ningbo; një dritare të re për shkëmbimet e huaja
2024-05-10 19:47:30

Foto nga NICC

Foto nga NICC

Qendra Ndërkombëtare e Komunikimit Ningbo (NICC), një nga qendrat e para të komunikimit ndërkombëtar në provincën Zhejiang të Kinës lindore, u inagurua të mërkurën. 

NICC do të fokusohet në "NB-PLUS", për t'i shërbyer shkëmbimeve të huaja, kultivimit të industrive të shkëmbimit, promovimit të integrimit të zinxhirëve industrialë, zinxhirëve të inovacionit dhe zinxhirëve të prodhimit.

Në ceremoninë e inagurimit u lançua platforma "Mundësi në Kinë • Dialog me Botën". Më shumë se 150 aktivitete shkëmbimi kulturore kinezo-të huaja në 12 kategori si shfaqje, libra, ekspozita dhe arkiva janë planifikuar për këtë vit. 

U lançua gjithashtu programi i shkëmbimit "Lexo Kinën • Rinia e Re", duke lidhur më shumë se 30 vende dhe rajone si Shtetet e Bashkuara, Britania, Gjermania, Evropa Qendrore dhe Lindore, dhe duke ndërtuar një platformë për shkëmbime dhe ndërveprim midis të rinjve nga qyteti port i Ningbo dhe jashtë saj.

Jon Garibaldi, profesor i Universitetit të Nottingham Ningbo të Kinës, tha: "Kjo është një mundësi e shkëlqyer si për Kinën ashtu edhe për Britaninë e Madhe. Aktualisht, ne kemi bashkëpunuar me Kinën për të krijuar një kampus dhe për të dhënë leksione. Do të doja të përfitoja nga kjo mundësi, për të patur më shumë kërkime dhe bashkëpunime në të ardhmen.

Ndërkohë u dërguan video urime nga Irina Bokova, ish-Drejtoresha e Përgjithshme e UNESCO-s, Georgios Papandreu, ish-Kryeministër i Greqisë, Long Yongtu, ish-Sekretari i Përgjithshëm i Forumit Boao dhe Maitre Khalid EL Fataoui, President i Shoqatës Kineze Marokene për Kulturën dhe Rivitalizimin Ekonomik.

Mbi 200 të ftuar kinezë dhe të huaj morën pjesë në event, përfshirë Evandro Carvalho, fitues i Çmimit të Miqësisë së Qeverisë Kineze dhe drejtor i Kolektivit Kërkimor për Studimet Brazil-Kinë, dhe Vincent Lemarchand, qytetar nderi i Ningbo dhe President i Komitetit të Miqësisë Rouen-Ningbo.