Xi merr pjesë në aktivitetin e përcjelljes të mbajtur nga kryeministri hungarez Orban
2024-05-10 23:06:33

Në mesditën e së premtes sipas kohës vendore, presidenti kinez Xi Jinping dhe bashkëshortja e tij Peng Liyuan morën pjesë në një aktivitet përcjelljeje të mbajtur në Budapest nga kryeministri hungarez Viktor Orban dhe bashkëshortja e tij Anikó Lévai.

Udhëheqësit e të dy vendeve dhe bashkëshortet e tyre panë së bashku peizazhin e qytetit Budapest, me një pamje panoramike të bukur në të dy anët e lumit Danub.

Orban i tregoi Xi Jinping-ut për historinë, ndryshimet e zhvillimit dhe perspektivat e planifikimit të Budapestit. Ai theksoi se ndërmarrjet kineze kanë dhënë kontribute të rëndësishme në zhvillimin ekonomik e ndërtimin urban të Hungarisë, dhe shumë projekte të ndërmarra nga Kina janë bërë vepra kyçe të bashkëpunimit dhe simbole të miqësisë midis dy vendeve. Teknologjia kineze është udhëheqëse në botë në shumë aspekte. Pala hungareze e mirëpret shtimin e bashkëpunimit me palën kineze dhe importimin e më shumë teknologjie moderne nga Kina, në mbështetje të zhvillimit kombëtar dhe të përmirësimit të jetesës së popullit.

Xi Jinping-u e falënderoi Orbanin për ftesën e tij të ngrohtë dhe organizimin e kujdesshëm. “Këtu jo vetëm që ndiej traditën historike të Budapestit, por shoh edhe gjallërinë e re, gjë që ka thelluar njohjen prej meje të Hungarisë dhe më ka lënë një kujtim të çmuar. Arritjet e zhvillimit të Hungarisë gjatë këtyre 15 vjetëve të fundit më kanë lënë shumë përshtypje,” tha Xi.

Më tej ai vuri në dukje që shkëmbimet dhe bashkëpunimi midis Kinës dhe Hungarisë kanë kontribuuar në reformën dhe hapjen e Kinës. Aktualisht, Kina po promovon në mënyrë gjithëpërfshirëse përtëritjen e madhe të kombit kinez me modernizimin e stilit kinez dhe zhvillimi e hapja e nivelit të lartë e Kinës do t'i japin Hungarisë më shumë mundësi. Kina është e gatshme të forcojë shkëmbimet dhe bashkëpunimin ekonomik e teknologjik me Hungarinë, të promovojë arritjen e më shumë rezultateve zhvillimore nga të dy vendet dhe të krijojë një jetë më të mirë për të dy popujt, vuri në dukje Xi.

Udhëheqësit e të dy vendeve folën për përvojat e tyre të rritjes dhe shprehën mendimet mbi qeverisjen e shtetit, shkëmbyen mendime për çështje të rëndësishme me interes të përbashkët dhe arritën shumë konsensuse. Xi Jinping-u paraqiti historinë shekullore të Partisë Komuniste të Kinës dhe konceptet e rëndësishme të qeverisjes së Partisë dhe vendit. Ai theksoi se Partia Komuniste e Kinës është rritur nga një parti e vogël me vetëm disa dhjetëra njerëz në një parti të madhe me më shumë se 98 milionë anëtarë. Ajo u ka bërë ballë shumë sprovave dhe e ka çuar Kinën në arritjen e rezultateve të mëdha. “Ne kemi besim se do të vazhdojmë të kapërcejmë rreziqet e sfidat e ndryshme në rrugën përpara dhe se do të ruajmë qëndrueshmërinë e zhvillimin afatgjatë të Kinës, jo vetëm duke i mundësuar popullit kinez të bëjë një jetë më të mirë, por duke dhënë gjithashtu edhe një kontribut më të madh për paqen dhe zhvillimin botëror,” theksoi Xi.

“Megjithëse vizita e kësaj here nuk ishte e gjatë, por kemi bërë shkëmbime të thella, duke arritur shumë konsensuse të rëndësishme. Ramë dakord që të krijojmë marrëdhëniet e partneritetit të gjithanshëm strategjik në të gjitha rrethanat në epokën e re, dhe të promovojmë ngritjen e marrëdhënieve dypalëshe në një nivel të lartë si kurrë më parë,” theksoi Xi Jinping-u.

Sipas tij, Kina dhe Hungaria kanë koncepte të afërta dhe mbrojnë që të dyja pavarësinë dhe autonominë. “Unë pres me padurim të vazhdoj ruajtjen e shkëmbimeve të ngushta me kryeministrin Orban, për të drejtuar trashëgimin e miqësisë tradicionale dypalëshe, duke u përpjekur së bashku për ta kthyer konsensusin tonë në rezultate reale të bashkëpunimit, duke u sjellë të dy popujve përfitime. Unë kam besim të plotë për të ardhmen e marrëdhënieve kino-hungareze,” vuri në dukje Xi Jinping-u.