Xi: Jam plot emocione. Vajza që më dhuroi lule dje është po ajo që më dhuroi lule 15 vjet më parë
2024-05-10 10:56:20

Të enjten paradite sipas orës lokale, Presidenti i Kinës Xi Jinping dhe homologu i tij i Hungarisë Sulyok Tamas zhvilluan bisedime në Budapest.

Gjatë bisedimeve, Xi përmendi një moment të përzemërt të kësaj vizite në Hungari. Të mërkurën në mbrëmje sipas orës lokale, kur Xi mbërriti në aeroportin e Budapestit, i dhuroi lule një studente universitare. Ajo ishte pikërisht vajza e vogël që i dhuroi lule Xi-ut, kur ai vizitoi Hungarinë më 2009, si zv/president i Kinës.