Shkencëtarët kinezë krijojnë platformë dygjuhëshe për shkëmbimin e të dhënave për kërkimet për cilësinë e ajrit
2024-05-10 14:39:37

CFP

CFP

Shkencëtarët kinezë lançuan së fundi një platformë gjithëpërfshirëse për shkëmbimin e të dhënave dygjuhëshe, të quajtur Qendra e të Dhënave të Ndotjes së Ajrit në Kinë (CAPDC), për kërkimin dhe menaxhimin e cilësisë së ajrit, shkruan “Xinhua”.

E aksesueshme në “www.capdatabase.cn”, CAPDC është platforma e parë e shkëmbimit të të dhënave e fokusuar posaçërisht në kompleksitetin e ndotjes atmosferike në Kinë, sipas një dokumenti të CAPDC të botuar në revistën “Advances in Atmospheric Sciences”.

Në platformë janë të disponueshme tetë kategori të dhënash, duke përfshirë inventarin e emetimeve, rianalizën kimike, vëzhgimin në terren, vëzhgimin satelitor, matjet laboratorike dhe profilin e burimit, që përmbajnë 258 grupe të dhënash dhe 15 raporte teknike në total.

Kategoria e inventarit të emetimeve ofron nëntë grupe të dhënash që mbulojnë burime të ndryshme antropogjene dhe natyrore.

CFP

CFP

Kategoria e rianalizës kimike ka tre grupe të dhënash, duke përfshirë rianalizën e cilësisë së ajrit me rezolucion të lartë dhe të dhënat e përbërjes PM2.5.

Kategoria e vëzhgimit në terren ofron 221 grupe të dhënash që variojnë nga viti 2011 deri në 2021-shin, duke shfaqur matjet në terren në 41 qytete, me fokus në karakteristikat e reve dhe parametrat e aerosolit.

E udhëhequr nga Universiteti i Pekinit, në bashkëpunim me Universitetin Tsinghua, Institutin e Fizikës Atmosferike të Akademisë Kineze të Shkencave, Universitetin Normal të Pekinit dhe “3Clear Science & Technology Co., Ltd”, platforma ofron shërbime dygjuhëshe në anglisht dhe kinezisht. (Irma)