Kina kundërshton Shtete e Bashkuara për përfshirjen e enteve kineze në listën e kontrollit
2024-05-10 19:49:43

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Të premten Kina shprehu kundërshtim të vendosur ndaj vendimit të Shteteve të Bashkuara, që përfshin disa ente kineze në listën e kontrollit të eksportit, duke kritikuar abuzimin e masave të kontrollit, të marra nga Uashingtoni.

Departamenti Tregëtar Amerikan deklaroi të enjten që ai ka shtuar 37 ente kineze në listën e zezë, duke cituar që Kina dyshohet të jetë e përfshirë në çështjet ushtarake dhe çështjet ruse.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Në një deklaratë, zëdhënësi i Ministrisë së Tregtisë tha që SHBA ka zgjeruar së tepërmi konceptin e sigurisë kombëtare dhe ka abuzuar me masat e kontrollit në eksporte, me qëllim që të shtohen shtypjet ndaj kompanive të vendeve të tjera.

Kjo ka dëmtuar rëndë të drejtat dhe interesat e ligjshme të kompanive kineze. Ka dëmtuar sigurinë dhe stabilitetin e zinxhirëve industrialë dhe të furnizimit global. Ka penguar rimëkëmbjen dhe zhvillimin e ekonomisë botërore, tha zëdhënësi i Ministrisë së Tregtisë.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Zëdhënësi theksoi se Kina i kërkon SHBA-së të ndalojë menjëherë veprimet e saj të gabuara. "Kina do të marrë masat e nevojshme, për të ruajtur me vendosmëri të drejtat dhe interesat të ligjshme të kompanive kineze," deklaroi zëdhënësi.