Presidenti Xi Jinping i jep homologut serb një "dhuratë të veçantë"
2024-05-10 05:31:51

Mëngjesin e së mërkurës, sipas orës lokale, presidenti i Kinës Xi Jinping zhvilloi bisedime me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në Pallatin e Serbisë në Beograd.

Pas bisedimeve, Xi i dhuroi Vuçiçit një objekt artizanati prej çeliku në formën e Tempullit të Qiellit të Kinës dhe Kishës së Shën-Savës. Çeliku është prodhuar nga uzina e çelikut e Grupit HBIS në Smederevo të Serbisë.