Xi Jinping: Pas 15 vjetësh që vij sërish këtu, ndihem shumë miqësor dhe i ngrohtë me popullin hungarez
2024-05-10 10:02:10

Të enjte pasdite, sipas orës lokale, Presidenti i Kinës Xi Jinping zhvilloi bisedime me Kryeministrin e Hungarisë Viktor Orban në zyrën e tij në Budapest.

Xi Jinping tha: " Kur erdha sërish këtu pas 15 vjetësh, pata dy ndjenja të jashtëzakonshme. Së pari, zhvillimi ekonomik dhe social i Hungarisë po tregon një vrull në rritje. Së dyti, ndihem shumë i ngrohtë dhe miqësor me popullin hungarez."

Ai tha gjithashtu: "Unë dhe zoti kryeministër jemi miq të vjetër. Ky vit përkon me 75 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike midis Kinës e Hungarisë. Zhvillimi i raportit Kinë - Hungari përballet me këtë rast të rëndësishëm. Dëshiroj me zhvilloj shkëmbime të thella me zotin kryeministër,  të përpiqemi të zgjerojmë së bashku miqësinë tradicionale dhe besimin politik reciprok. Të hartojmë një plan të ri të zhvillimit të marrëdhënieve dypalëshe, për të shtuar energjinë e fortë në bashkëpunim, si edhe për të krijuar një të ardhme më të bukur për popujt e dy vendeve."

Orban tha: "E mirëpresim përzemërsisht vizitën historike të Presidentit dhe delegacionit të tij. Ne jemi një vend që ka arritur sukses në nismën "Një brez, një rrugë". Arritjet e kësaj nismë në Hungari janë të pashembullta në të gjithë Evropën. Nisma e propozuar nga zoti president, i ka sjellë Hungarisë dhjetëra mijëra vende pune dhe zhvillim ekonomik. Hungaria ka mbështetur, mbështet dhe do të mbështesë parimin një Kine; në të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen. Ne besojmë fuqimisht se Evropa ka nevojë të zhvillojë bashkëpunimin e gjerë dhe të thellë me Kinën. (Çang Çuo)