Hyn në funksion zona e teknologjisë së lartë e Zonës së Re Xiong'an
2024-05-10 15:14:19

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Hyri në funksion të enjten zona e zhvillimit industrial të teknologjisë së lartë në Zonën e Re Xiong'an, në provincën Hebei të Kinës veriore.

Aprovimi zyrtar për krijimin e zonës së teknologjisë së lartë u shpall nga qeveria provinciale në fund të vitit të kaluar.

Kjo zonë do të kenë përparësi zhvillimin e industrive moderne të shërbimit të nivelit të lartë që fokusohen në shërbimet shkencore dhe teknologjike, shërbimet e biznesit dhe shërbimet gjithëpërfshirëse të tregtisë së lirë, shkruan “Xinhua”.

Autoritetet bënë të ditur se po ashtu, janë planifikuar pesë parqe që përmbajnë hapësirë, informacion, bioteknologji, materiale të reja dhe shkencë dhe teknologji të ardhshme.

Infrastruktura në zonën qendrore të zonës së teknologjisë së lartë ka përfunduar dhe objektet e banimit, ndërtesat tregtare dhe objektet e shërbimit publik janë dorëzuar gradualisht.

Një numër ndërmarrjesh të teknologjisë së lartë kanë përshpejtuar hyrjen e tyre. (Irma)