CMG: Marrëdhëniet Kinë-Hungari futen 'në kanalin e artë' dhe përballen me mundësi të reja
2024-05-10 19:40:00

Foto nga CMG

Foto nga CMG

Më 9 maj, në një intervistë ekskluzive për Grupin Mediatik të Kinës CMG, kryeministri hungarez, Orban vlerësoi vizitën e kryetarit të shtetit të Kinës Xi Jinping në Hungari, duke u shprehur: "Vizita e kryetarit Xi është historike" . 

Po përse konsiderohet historike kjo vizitë? Përgjigja është sepse kjo vizitë shtetërore e kryetarit Xi ka patur arritje të pasura.


Gjatë vizitës, liderët e dy vendeve publikuan deklaratën e përbashkët. Ata shpallën që marrëdhëniet Kinë-Hungari do të ngrihen në partneritetin e gjithanshëm dhe të përhershëm strategjik të epokës së re, nga partneriteti i gjithanshëm strategjik. Analistët mendojnë se kjo nënkupton që niveli i besimit të ndërsjelltë politik, i unanimitetit strategjik dhe bashkëpunimit koordinues, do të ngrihet në një nivel të ri. Pavarësisht nga ndryshimet e mjedisit të jashtëm, marrëdhëniet Kinë-Hungari do të kalojnë testime të ndryshme dhe dallgë të forta. Krahas këtyre, palët nënshkruan mbi 10 dokumente bashkëpunimi, duke i injektuar energji të re bashkëpunimit të ardhshëm dypalësh.


Ky vit përkon me 75-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Kinës dhe Hungarisë. Gjatë këtyre viteve, palët kanë patur rezultate të pasura në sektorë të shumtë. Fakte të shumta bashkëpunimi kanë dëshmuar që marrëdhëniet Kinë-Hungari janë futur në periudhën më të mirë historike, ndaj është mëse normale që të ngrihen në një nivel më të lartë.


Foto nga CMG

Foto nga CMG

Po si ngrihet cilësia e marrëdhënieve dypalëshe? Kryetari Xi vuri në dukje që palët duhet të vazhdojnë të mbështesin interesat thelbësore dhe vëmendjen kryesore të njëra-tjetrës. Duhet të rrisin integrimin e strategjive të të dyja palëve. Duhet të zgjerojnë bashkëpunimin në energji të pastër, inteligjencë artificiale. Gjithashtu duhet të vazhdojnë të mbështesin arsimimin në gjuhët e njëra-tjetrës, të shtojnë shkëmbimet kulturore, koordinimin shumëpalësh dhe të ruajnë barazinë e drejtësinë ndërkombëtare. Këto propozime kanë përcaktuar një drejtim të qartë për fazën e re të marrëdhënieve Kinë-Hungari.


Edhe pse Kina dhe Hungaria kanë sisteme të ndryshme politike, ata janë miq të mirë, të sinqertë e të hapur. Një arsye e rëndësishme është që të dy palët kanë ruajtur besim të madh të ndërsjelltë politik. Gjatë vizitës, kryetari Xi u shpreh se Kina mbështet Hungarinë të ecë në rrugën e zhvillimit, që përshtatet me gjendjen e saj. Hungaria u shpreh që e mbështet Kinën në ruajtjen e interesave thelbësore dhe të drejtave. Në të kaluarën, në të tashmen dhe në të ardhmen, Hungaria do të zbatojë rigorozisht parimin e një Kine. Kjo ka ofruar një garanci të vendosur politike për zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe.


Sipas deklaratës së përbashkët, të dy palët do të nxisin integrimin e thellë të bashkëndërtimit të nismës 'Një brez, një rrugë' dhe strategjisë së Hungarisë 'Hapja drejt Lindjes'. Aktualisht, linja hekurudhore Hungari-Serbi ka hyrë në fazën e shtrimit të binarëve. Pas përfundimit të ndërtimit, do të forcohet më tej statusi i Hungarisë në rrjetin hekurudhor të Europës Qendrore e Lindore.


Në gjuhën kineze ekziston një idiomë "Sa më shumë drurë, nga sa më shumë njerëz, aq më i madh do të jetë zjarri". Ndërkohë Hungaria ka një shprehje "Një mik është më i rëndësishëm se floriri". 


Foto nga CMG

Foto nga CMG

Kryeministri hungarez Orban tha se e kishte vënë re që para 10 vitesh, se e ardhmja e Hungarisë varej shumë nga marrëdhëniet me Kinën. Aktualisht marrëdhëniet Kinë-Hungari janë ngjitur në një shkallë të re. Të dyja palët, me duar të shtrënguara, do të ecin përpara në procesin e modernizimit, për zhvillim të përbashkët dhe lulëzim reciprok, duke drejtuar bashkëpunimin Kinë-Europë Qëndrore Lindore në një thellësi më praktike. 


Marrëdhëniet Kinë-Hungari janë futur në një kanal të artë lundrimi, plot me mundësi të reja. (Jiang Lei)