Henan, prodhuesi më i madh i drithërave përshpejton nxitjen e inovacionit
2024-05-10 11:35:22

CFP

CFP

Provinca kryesore prodhuese e drithërave në Kinë, Henan, po përshpejton nxitjen e inovacionit teknologjik, i cili është bërë forca kryesore lëvizëse për zonën dhe po udhëheq ndryshimet në momentin, strukturën dhe cilësinë e zhvillimit të rajonit, deklaroi Wang Kai, guvernatori i provincës qendrore të Kinës, citon “Xinhua”.

Wang tha se provinca ka 13 laboratorë kryesorë shtetërorë, 172 platforma kombëtare të inovacionit dhe 12.000 firma teknologjike.

Në vitin 2023, investimet në sektorin e prodhimit të teknologjisë së lartë të Henanit u rritën me 22.6 për qind në baza vjetore, 12 pikë përqindje më e lartë se mesatarja kombëtare.

Industritë strategjike në zhvillim si pajisjet e avancuara, informacioni elektronik dhe biomjekësia janë shfaqur si nxitësi kryesor i rritjes industriale, ndërsa çipat e komunikimit optik, sensorët, materialet super të forta të prodhuara nga Henani kanë kapur një pjesë të konsiderueshme të tregut në vend, tha Wang.

CFP

CFP

Ndërsa Henan po forcon përpjekjet për të promovuar inovacionin, Wang tha se provinca vazhdon të punojë shumë për të garantuar sigurinë ushqimore, duke vënë në dukje se prodhimi i grurit është një atu që nuk mund të humbet kurrë. Për këtë qëllim, Henan është i fokusuar në përmirësimin e cilësisë së tokës bujqësore, kultivimin e farave më të mira, promovimin e përdorimit të makinerive bujqësore dhe përmirësimin e teknikave të mbjelljes, tha Wang, duke parashikuar se rajoni do të jetë në gjendje të prodhojë 70 milionë tonë drithë në vitin 2025, nga 68 milionë tonë në 2022-shin.

Aktualisht, provinca kontribuon me një të katërtën e grurit të vendit dhe prodhon më shumë vaj dhe kërpudha të ngrënshme. Prodhimi i saj i perimeve dhe vezëve të shpendëve renditet i dyti në shkallë vendi. (Irma)