Zona e zhvillimit industrial të teknologjisë së lartë e Zonës së Re “Xiongan” nis funksionimin
2024-05-10 19:44:27

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Zona e zhvillimit industrial të teknologjisë së lartë e Zonës së Re “Xiongan” në provincën Hebei të Kinës Veriore filloi funksionimin të enjten.

Miratimi zyrtar për ngritjen e zonës së teknologjisë së lartë u njoftua nga pushteti vendor i provincës në fund të vitit të kaluar.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Vënia në funksionim do t’u japë përparësi sektorëve të shërbimeve moderne të nivelit të lartë që përqendrohen në shërbimet shkencore e teknologjike, shërbimet e biznesit dhe shërbimet gjithëpërfshirëse të tregtisë së lirë. Përveç kësaj, janë bërë plane për pesë parqe përkatësisht të hapësirës, informacionit, bioteknologjisë, materialeve të reja dhe shkencës e teknologjisë së ardhshme.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Infrastruktura në pjesën thelbësore të zonës së teknologjisë së lartë kryesisht ka përfunduar. Objektet e banimit, të tregtisë dhe shërbimeve publike janë dorëzuar gradualisht dhe disa ndërmarrje të teknologjisë së lartë kanë përshpejtuar hyrjen e tyre në zonë.