Kina lëshon satelitin e saj të parë të komunikimit me brez të gjerë MEO
2024-05-09 15:38:23

Foto nga Chinanews.com

Të enjten në mëngjes Kina lëshoi një raketë bartëse Long March-3B, për të vendosur një satelit të ri në hapësirë. Lëshimi u bë nga Qendra e Lëshimit Satelitor Xichang, në provincën Sichuan të Kinës jugperëndimore.

Sateliti i quajtur Smart SkyNet-1 01, është sateliti i parë komunikues i Kinës në orbitën mesatare të Tokës (MEO).

Misioni shënoi fluturimin 521, të serisë së raketave transportuese Long March.