Presidenti kinez Xi Jinping mbërrin në Hungari
2024-05-09 03:20:11

Presidenti kinez Xi Jinping dhe bashkëshortja e tij Peng Liyuan mbërritën të mërkurën me një avion të posaçëm në kryeqytetin hungarez Budapest. Ata u pritën ngrohtësisht në aeroport nga kryeministri i Hungarisë Viktor Orbán dhe bashkëshortja e tij.

Më parë, Xi përfundoi vizitën e tij në Serbi. Presidenti serb Aleksandar Vuçiç dhe bashkëshortja e tij Tamara, kryetari i parlamentit serb Ivica Daçiç dhe kryeministrja Ana Brnabiç i përcollën presidentin Xi dhe bashkëshorten e tij në aeroport.