Kina dënon "shtrëngimin ekonomik" të ShBA-së kundër “Huawei”-t
2024-05-09 19:16:22

Foto nga VCG

Ministria e Tregtisë e Kinës tha të mërkurën se "kundërshton me vendosmëri" heqjen e fundit prej ShBA-së të lejeve për t’i eksportuar “Huawei”-t, duke e quajtur praktikën "shtrëngim ekonomik".

Departamenti amerikan i Tregtisë nuk i emërtoi kompanitë e prekura nga heqja e lejeve, por sipas një raporti të “Reuters” lejet ndaj “Intel” dhe “Qualcomm”-it për t’i dërguar mikroçipa “Huawei” janë hequr, duke cituar burime të paidentifikuara.

“Ne kemi hequr disa leje eksporti ndaj ‘Huawei’-t”, tha Departamenti i Tregtisë në një deklaratë, duke dhënë hollësi se cilat leje ishin hequr.

Ky veprim mund të dëmtojë “Huawei”-n, i cili ende mbështetet në mikroçipat “Intel” për laptopët e tij, si edhe furnizuesit amerikanë që bëjnë biznes me kompaninë.

Praktikat e ShBA-së jo vetëm që "shkelin rregullat e OBT-së", por gjithashtu "dëmtojnë seriozisht interesat e kompanive amerikane", tha Ministria e Tregtisë e Kinës në një përgjigje për gazetarët, duke shtuar se Kina do të marrë të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur me vendosmëri të drejtat dhe interesat e ligjshme të kompanive kineze.