CMG-ja nënshkruan katër dokumente bashkëpunimi me institucionet serbe
2024-05-09 01:53:46

Gjatë vizitës shtetërore të presidentit Xi Jinping në Serbi, zëvendësministri i Departamentit të Publicitetit të Komitetit Qendror të PKK-së dhe drejtori i Grupit Mediatik të Kinës (CMG), Shen Haixiong, nënshkroi katër dokumente bashkëpunimi, përkatësisht Memorandumin e Bashkëpunimit midis CMG-së dhe Departamentit të Marrëdhënieve me Mediat të Presidencës së Republikës së Serbisë me këshilltaren mediatike të Presidencës Suzana Vasuljeviç, Memorandumin e Bashkëpunimit midis CMG-së dhe  gazetës "Politika" me drejtoren e përgjithshme të kësaj gazete Mira Glishiç Simiç, Marrëveshjen për Thellimin e Bashkëpunimit mes CMG-së dhe Radiotelevizionit të Serbisë me drejtorin e këtij institucioni Dragan Bujosheviç dhe Letrën e Qëllimit për Bashkëpunim mes CMG-së dhe Ministrisë së Kulturës të Serbisë me ministrin serb të Kulturës Nikola Selakoviç.


Presidenti i Kinës Xi Jinping dhe homologu i tij serb Aleksandar Vuçiç dëshmuan shkëmbimin e këtyre katër dokumenteve të bashkëpunimit, që përfshihen në listën e arritjeve të vizitës shtetërore të presidentit Xi në Serbi.

Vitet e fundit, CMG-ka ka zhvilluar marrëdhënie të ngushta e bashkëpunim të frytshëm me këto katër institucione. Nënshkrimi i këtyre dokumenteve synon të zgjerojë kanalet e reja të shkëmbimeve kulturore ndërmjet Kinës dhe Serbisë, të forcojë bazën e opinionit publik në mbështetje të miqësisë ndërmjet të dy vendeve dhe të kontribuojë në ndërtimin e një bashkësie me fate të përbashkëta Kinë-Serbi në epokën e re, nëpërmjet shkëmbimit të lajmeve, prodhimeve e transmetimeve të përbashkëta të programeve, zgjerimit të shkëmbimeve të personelit e teknologjisë dhe organizimit të përbashkët të aktiviteteve.