Thrilleri kinez “Twilight of the Warriors: Walled In” vazhdon të kryesojë arkëtimet ditore
2024-05-09 14:35:24

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Thrilleri i krimit aksion kinez “Twilight of the Warriors: Walled In” kryesoi arkëtimet ditore të martën në Kinën kontinentale, treguan të dhënat nga Rrjeti i Informacionit të të Dhënave të Filmit në Kinë, citon “Xinhua”.

Me regji të regjisorit të famshëm nga Hong Kongu, Soi Cheang, dhe me aktorë Louis Koo dhe Sammo Hung, filmi arkëtoi mbi 18.19 milionë juanë (rreth 2.56 milionë dollarë amerikanë) në një ditë.

Ai u pasua nga komedia kineze “The Last Frenzy”, me arkëtime ditore që arritën në 17.36 milionë juanë.

Filmi aksion kinez “Formed Police Unit” u rendit i treti me 9.41 milionë juanë.

Të ardhurat nga arkëtimet e kinemave në Kinën kontinentale arritën në 54.71 milionë juanë të martën. (Elona)