Xi merr pjesë në banketin e mirëseardhjes të shtruar nga presidenti serb
2024-05-09 00:51:03

Të mërkurën në mesditë sipas orës vendore, presidenti kinez Xi Jinping dhe bashkëshortja e tij Peng Liyuan morën pjesë në banketin e mirëseardhjes të shtruar nga presidenti serb Aleksandar Vuçiç dhe bashkëshortja e tij Tamara në Pallatin e Serbisë në Beograd. Xi mbajti një fjalim përshëndetës.

Foto: Xinhua

Foto: Xinhua

Në fjalën e tij presidenti kinez theksoi se Serbia ndodhet në kryqëzimin e qytetërimeve të ndryshme në kontinentin euroaziatik. Nën udhëheqjen e presidentit Vuçiç, qeveria dhe populli serb kanë bërë përparime të shquara në zhvillimin ekonomik e shoqëror dhe në përmirësimin e mirëqenies së popullit.

Xi shtoi se populli kinez ka ndjenja të veçanta miqësore për Serbinë. Personalitete të njohura serbe, si Novak Xhokoviç, Nikola Jokiç dhe Emir Kusturica, janë figura të njohura në Kinë. Vitet e fundit, bashkëndërtimi me cilësi të lartë i "Një Brez, një rrugë" mes Kinës dhe Serbisë ka sjellë rezultate të frytshme, duke u bërë një shembull i mirë për ndërtimin e një bashkësie me fate të përbashkëta të njerëzimit.

Xi Jinping-u vuri në dukje gjithashtu se ai dhe presidenti Vuçiç zhvilluan bisedime të gjera dhe të thella, duke arritur shumë konsensuse të rëndësishme. Të dy palët nënshkruan një deklaratë të përbashkët dhe shpallën ndërtimin e një bashkësie me fate të përbashkëta Kinë-Serbi në epokën e re, duke shënuar një hap të madh historik në marrëdhëniet dypalëshe. Kina është e gatshme të punojë së bashku me popullin mik serb për të vazhduar përpjekjet për ndërtimin e kësaj bashkësie në epokën e re!

Në këtë banket ishin gjithashtu të pranishëm edhe Cai Qi, Wang Yi dhe të tjerë.