Peng Liyuan dhe Tamara Vuçiç vizitojnë Muzeun Kombëtar të Serbisë
2024-05-09 02:53:20

Paraditen e së mërkurës sipas orës vendore, bashkëshortja e presidentit kinez Xi Jinping, Peng Liyuan, me ftesën e bashkëshortes së presidentit serb, Tamara Vuçiç, vizitoi së bashku me të Muzeun Kombëtar të Serbisë në Beograd.

Foto: VCG

Foto: VCG

Të dyja bashkëshortet e krerëve të shtetit vizituan një ekspozitë me piktura. Znj. Peng vlerësoi historinë e gjatë dhe koleksionet e pasura të muzeut, duke theksuar se ky muze është jo vetëm një dritare për mbrojtjen dhe ekspozimin e artefakteve, por edhe një tempull për promovimin e qytetërimit. Ajo shprehu shpresën që të dy palët do të forcojnë bashkëpunimin kulturor dhe do të ndërtojnë ura për dialogun mes qytetërimeve.

Gjatë vizitës, të dyja zonjat e para panë gjithashtu ekspozitën e punimeve artizanale të grave serbe dhe biseduan ngrohtësisht me zejtaret. Peng tha se kultura e qëndisjes së Kinës dhe Serbisë janë të ngjashme. Të dyja palët mund të forcojnë shkëmbimet dhe të mësojnë nga njëra-tjetra, duke inkurajuar të rinjtë e të dyja vendeve të marrin pjesë aktivisht dhe të trashëgojnë mjeshtëritë tradicionale.

Muzeu Kombëtar i Serbisë, i themeluar në vitin 1844, përmban më shumë se 400 mijë objekte dhe është muzeu më i madh dhe më i vjetër në Serbi.