Mbi 5800 Operatorë Ekonomikë të Autorizuar përbëjnë rreth 40% të vlerës së tregtisë së jashtme të Kinës
2024-05-09 14:27:42

CFP

Në vitin 2023, Operatorët Ekonomikë të Autorizuar (OEA) përbënin 37.1 për qind të vlerës së tregtisë së jashtme të Kinës dhe 37 për qind të pagesës totale të taksave të vendit, sipas të dhënave më të fundit doganore.

Sistemi OEA, i nisur nga Organizata Botërore e Doganave, synon të lehtësojë zhdoganimin e sipërmarrjeve nëpërmjet vërtetimit nga agjencitë doganore të ndërmarrjeve me nivele të larta të përputhshmërisë dhe sigurisë ligjore, si dhe një status të lartë krediti, bën të ditur “Xinhua”.

Ka më shumë se 5800 ndërmarrje me statusin e Operatorit Ekonomik të Autorizuar në Kinë. Këto ndërmarrje gëzojnë një sërë masash preferenciale të menaxhimit, të tilla si përpunimi me përparësi, frekuenca e reduktuar e mbikëqyrjes dhe shërbimet e optimizuara, të cilat në mënyrë efektive ulin koston e tregtisë ndërkombëtare dhe rrisin konkurrencën ndërkombëtare të ndërmarrjeve. (Elona)

CFP