Programi "Citimet klasike të parapëlqyera të Xi Jinpingut" transmetohet në median hungareze
2024-05-09 11:03:06

foto nga CMG

foto nga CMG

Në kuadër të vizitës shtetërore të Presidentit të Kinës Xi Jinping në Hungari, u zhvillua të mërkurën në Budapest ceremonia e nisjes së transmetimit të programit "Citimet klasike të parapëlqyera të Xi Jinpingut" (Versioni Ndërkombëtar), prodhuar nga Grupi Mediatik i Kinës (CMG). 

Ish-presidenti i Hungarisë Pál Schmitt dhe ish-kyreministri Péter Medgyessy shprehën urimet për transmetimin e programit, që nisi po të mërkurën në median kryesore hungareze, përfshirë Televizionin Kombëtar të Hungarisë, ATV Hungarez, Televizionin Qendror të Budapestit etj.

Në këtë program, duke u fokusuar te tema si mirëqënia e përbashkët dhe zhvillimi i gjelbër, nëpërmjet fjalëve origjinale të Presidentit Xi Jinping me citate klasike, shpjegohet urtësia kineze nga këndvështrimi ndërkombëtar, pasqyrohet mençuria e shkëlqyer politike e Xi-ut si dhe brendësia e tij historike e kulturore. Shfaqen burimet kulturore dhe rezultatet frytdhënëse të modernizimit të stilit kinez. 

Në këtë program, miqtë e huaj u ftohen në një bisedë dhe në një vizitë në terren, bashkë me gazetarët e CMG-së, për të shijuar nga afër filozofinë tradicionale kineze në rezultatet e qeverisjes së Kinës, si edhe për të analizuar vlerën moderne të mençurisë së lashtë.

foto nga CMG

foto nga CMG

Lajmi i transmetimit të këtij programi në Hungari, u njoftua në faqen kryesore të gazetës "Magyar Nemzet", një ndër gazetat kryesore hungareze dhe të "Europe Times", një nga mediat e gjuhës kineze më me ndikim në Evropë. (Wang Lei/ Elona)