Makao priti më shumë se 600 mijë turistë gjatë festës së Ditës së Punës
2024-05-09 11:54:16

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Makao priti rreth 605.000 turistë dhe shkalla mesatare e zënies së hoteleve ishte rreth 89.2 për qind gjatë festës të Ditës së Punës, sipas statistikave më të fundit nga Zyra rajonale e Turizmit.

Pavarësisht reshjeve të dendura të shiut gjatë festës, numri i mbërritjeve mesatare ditore në Makao arriti në 121.000, me 154.000 mbërritje më 3 maj, shkruan “Xinhua”.

Kjo përfaqëson një rritje prej 23.2 për qind krahasuar me mesataren ditore të së njëjtës periudhë të vitit të kaluar, njoftoi Zyra e Turizmit.

Raporti gjithashtu nënvizoi se rreth 487.000 vizitorë ishin nga Kina kontinentale, 78.000 nga Hong Kongu, 80.000 nga Tajvani dhe 32.000 nga jashtë. (Elona)