Qyteti më i madh inteligjent në Europë po ngrihet në Greqi
2024-05-09 14:47:58

Qyteti smart (Foto RTSH)

Greqia ka nisur ndërtimin e qytetit inteligjent më të madh në Europë. Emri i tij është Ellinikon. I shtrirë në 6200 hektarë, rreth 20 minuta larg Athinës, ai do të transformojë si vijën bregdetare, ashtu edhe vendin. 

Projekti është një shenjë e ringjalljes së Greqisë pas krizës, si dhe entuziazmit pasues të investitorëve.

Zhvilluesit parashikojnë se projekti do të shtojë 2.5 pikë përqindje në PBB-në e Greqisë, do të krijojë deri në 80.000 vende të reja pune dhe do të gjenerojë të ardhura tatimore prej më shumë se 10 miliardë euro, pas përfundimit të tij në 2037-n, shkruan “RTSH”.

Po ashtu, projekti pritet të tërheqë gati një milion turistë shtesë në vit.

Sektori i turizmit në Greqi është rimëkëmbur pas pandemisë, me 32 milionë vizitorë vitin e kaluar dhe është në rrugën e duhur këtë vit, për të parë një numër rekord hyrjesh. (Elona)