Shkëmbimet miqësore midis Xiut dhe Orbanit si miq të vjetër
2024-05-09 11:24:54

Të mërkurën në mbrëmje, Presidenti i Kinës Xi Jinping mbërriti në Budapest me një avion të posaçëm, duke filluar vizitën shtetërore në Hungari. Ai u prit nga Kryeministri i Hungarisë Orban Viktor dhe bashkëshortja e tij.

Presidenti Xi dhe Kryeministri Orban zhvilluan disa takime. 

Xi vuri në dukje se Kina dhe Hungaria kanë një miqësi të lashtë tradicionale. Pala kineze është e gatshme të vazhdojë të jetë mik dhe partner i mirë i Hungarisë, me besim të ndërsjellë dhe bashkëpunim me përfitime reciproke, për të nxitur partneritetin e gjithanshëm strategjik Kinë-Hungari, si edhe të vijojë një faqe të re bashkëpunimi miqësor mes dy vendeve.