Flamujt e Kinës dhe Hungarisë valëviten në rrugët e Budapestit
2024-05-09 02:47:22

Në rrugët e kryeqytetit hungarez, Budapest, flamujt e Kinës dhe Hungarisë valëviten në erë, ndërsa vendasit presin vizitën e presidentit të Kinës Xi Jinping.

Në ftesë të presidentit hungarez Tamas Sulyok dhe kryeministrit Viktor Orbán, presidenti kinez Xi Jinping do të bëjë një vizitë shtetërore në Hungari. Kjo është vizita e parë shtetërore e tij në Hungari.

Para nisjes për në Hungari, presidenti Xi dhe bashkëshortja e tij Peng Liyuan morën pjesë në një ceremoni përcjelljeje në Serbi, të organizuar nga presidenti serb Aleksandar Vuçiç dhe bashkëshortja e tij Tamara. (Li Huailiang/Artan)