Fjalimi i presidentit Xi Jinping pas mbërritjes në aeroportin e Budapestit
2024-05-09 04:57:09

Të mërkurën në mbrëmje sipas orës vendore, presidenti kinez Xi Jinping mbërriti në Budapest, duke filluar vizitën e tij shtetërore në Hungari. Pas mbërritjes në aeroport ai mbajti një fjalim me shkrim. 

Në vijim është teksti i plotë i këtij fjalimi: 
“Jam i lumtur që do të bëj një vizitë shtetërore në Hungarinë e bukur me ftesën e përzemërt të Presidentit Tamás Sulyok dhe Kryeministrit Viktor Orbán. Në emër të qeverisë dhe popullit kinez, dëshiroj t'i përshëndes nga zemra dhe t’u shpreh urimet më të mira qeverisë dhe popullit hungarez. 
Hungaria është e njohur për historinë e saj të nderuar dhe trashëgiminë e thellë kulturore. Populli hungarez është punëtor, inteligjent, i hapur, përfshirës, pionier dhe krijues. Në vitet e fundit, qeveria dhe populli i Hungarisë kanë përparuar me vendosmëri, duke bërë përparim mbresëlënës në zhvillimin ekonomik e shoqëror. Si miq të mirë dhe partnerë të gjithanshëm strategjikë, ne në Kinë, si qeveria, ashtu edhe populli, gëzohemi nga zemra për arritjet tuaja. 

Foto: VCG

Foto: VCG

Kina dhe Hungaria janë vende miq të mirë dhe partnerë të mirë me besim të ndërsjellë. Në vitin 1949, Hungaria ishte një nga vendet e para që njohu dhe vendosi marrëdhënie diplomatike me Republikën Popullore të Kinës Në vitin 2004, ne vendosëm të krijojmë një partneritet miqësor dhe bashkëpunues. Në vitin 2017 marrëdhëniet dypalëshe u ngritën nivelin e partneritetit të gjithanshëm strategjik, bashkëpunimi me dobi të ndërsjellë u përmirësua e u përshpejtua dhe mbështetja popullore për miqësinë tradicionale kino-hungareze u forcua. Në vitet e fundit, të dy palët tona kanë njohur shkëmbime të shpeshta të nivelit të lartë, kanë thelluar besimin e ndërsjellë dhe kanë arritur rezultate të frytshme nga bashkëpunimi në kuadër të nismës “Një brez, një rrugë, duke pasur shkëmbime të gjalla njerëzore e kulturore, si edhe bashkërendim e bashkëpunim të ngushtë për çështjet ndërkombëtare dhe rajonale. Ne kemi krijuar një shembull të shkëlqyer të krijimit të marrëdhënieve Kinë-Hungari.”