Kina inkurajon përdorimin e sistemit “BeiDou” në biçikletat elektrike
2024-05-09 14:32:47

CFP

CFP

Kina inkurajon prodhuesit vendas të motoçikletave elektrike dhe skuterëve që të instalojnë sistemin e pozicionimit satelitor me precizion të lartë “BeiDou” në produktet e tyre, njoftoi Ministria e Industrisë dhe Teknologjisë së Informacionit.

Sipas dokumenteve të publikuara nga ministria dhe dy autoritete të tjera, prodhuesve të biçikletave elektrike u është kërkuar të rrisin investimet për kërkimin dhe zhvillimin dhe të prodhojnë produkte të lehta, inteligjente dhe të lidhura me rrjetin, për të përmbushur kërkesat e konsumatorëve në mënyrë më efektive, shkruan “Xinhua”.

Kina është një prodhues dhe përdorues i madh i motoçikletave elektrike dhe skuterëve, megjithatë, industria përballet me sfida të tilla si përqendrimi i ulët industrial dhe aftësitë e dobëta inovative, tha ministria.

Sipas ministrisë, Kina po i kërkon sektorit të përmirësojë cilësinë dhe të rrisë sigurinë e prodhimit. (Elona)

CFP

CFP