Raportimi i CMG-së për vizitën e Xi në Francë tërheq vëmendjen mbarëbotërore
2024-05-08 05:32:08

Më 5 maj pasdite sipas kohës lokale, Presidenti Xi Jinping mbërriti në Paris të Francës për vizitën e tij të parë jashtë vendit, për këtë vit. Gjatë këtij udhëtimi në Evropë, Presidenti Xi u ftua të bënte vizita shtetërore në Francë, Serbi dhe Hungari. Kjo përbën një veprim të rëndësishëm diplomatik të Kinës drejt Evropës dhe ka rëndësi të madhe në promovimin e zhvillimit të marrëdhënieve të përgjithshme Kinë-BE.

Foto: CMG

Numri i përgjithshëm i leximeve ndër-mediale të CMG-së në platformat e veta arriti në 3.731 miliardë lexime.

Agjencia Ndërkombëtare e Videove të CMG-së publikoi 179 video të lajmeve përkatëse, të cilat u transmetuan 6031 herë nga 497 stacione televizive dhe platforma të reja mediatike në 87 vende dhe rajone, duke përfshirë CNN, CNBC, CBS, BBC, France 24, etj. Ndër to, platformat mediatike evropiane përbënin 40%. Gjithsej 199 stacione televizive në 35 vende evropiane e përdorën atë për ta transmetuar 2520 herë.

Raportimet përkatëse nga Kanali Televiziv Ndërkombëtar i gjuhës kineze të CMG-së kanë arritur 155 milionë përdorues në 109 vende dhe rajone në sferë globale.

52 lajme aktuale dhe video ekskluzive, të prodhuara rreth ngjarjeve të rëndësishme, si bisedimet midis krerëve të shteteve të Kinës dhe Francës dhe takimi trepalësh midis liderëve të Kinës, Francës dhe Evropës kanë arritur gjithsej në 1.35 miliardë shikime.