Vladimir Putin betohet si president i Rusisë për herë të pestë
2024-05-08 17:13:37

Putin (Foto RTSH)

Presidenti rus, Vladimir Putin, është betuar si president i Rusisë për herë të pestë, në një ceremoni që u zhvillua në Kremlin.

Putin falënderoi kombin për mbështetjen e tij dhe ushtrinë e angazhuar me operacionin special ushtarak në Ukrainë, shkruan “RTSH”.

“Dëshiroj të falënderoj pjesëmarrësit e operacionit special ushtarak, dua të falënderoj të gjithë ata që luftojnë për vendin. Fati i Rusisë do të përcaktohet vetëm nga ne. Unë shoh një kuptim të thellë të rolit tonë historik për të mbrojtur zgjedhjen tonë, për të mbrojtur lirinë tonë dhe për të mbrojtur interesat kombëtare të Rusisë”,- tha ai.

Putin theksoi se Rusia nuk e refuzon dialogun me vendet perëndimore për bashkëpunim me Rusinë, duke theksuar se vendi është i gatshëm të bëhet një partner i ndershëm me këdo që është i gatshëm.

“Ne nuk e refuzojmë dialogun me vendet perëndimore. Do të shohim nëse ata do të vazhdojnë të ndalojnë zhvillimin e vendit tonë dhe do të vazhdojnë të bëjnë presion mbi vendin tonë apo nëse do të kërkojnë mënyra për të bashkëpunuar me ne”,- theksoi presidenti Putin.

Putin është tashmë udhëheqësi më jetëgjatë i Kremlinit që nga Josef Stalin, pasi ka qëndruar në pushtet për gati dy dekada e gjysmë, 20 vjet si president, 4 si kryeministër. (Elona)