Kinë, rriten shërbimet e marrjes me qira të makinave
2024-05-08 17:05:22

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Industria e marrjes me qira të makinave në Kinë po përjeton rritje të konsiderueshme, e nxitur nga popullariteti në rritje i turneve në tregun e lulëzuar të turizmit.

“CAR Inc.”, një ofrues kryesor i shërbimit vendas të marrjes me qira të makinave, ka raportuar një rritje të rezervimeve me më shumë se 90 për qind të automjeteve të tij gjatë periudhës së pikut të festës pesëditore të Ditës së Majit, e cila përfundoi të dielën, bën të ditur “Xinhua”.

Kërkesa e fortë për makina me qira pasqyron rritjen e udhëtimeve gjatë pushimeve, me rreth 1.36 miliardë udhëtime ndërqytetëse të regjistruara, sipas Ministrisë së Transporteve.

Të dhënat tregojnë gjithashtu një preferencë në rritje për eksplorimin e destinacioneve më pak të njohura midis udhëtarëve, pasi ata zgjedhin eksperienca në qytete të vogla.

Shërbimet e marrjes me qira të makinave janë veçanërisht të njohura në mesin e udhëtarëve të rinj, me mbi 60 për qind të klientëve të “CAR Inc.” që kanë lindur në ose pas viteve 1990.

Sektori i shërbimeve ka luajtur një rol të rëndësishëm në rritjen ekonomike të Kinës. Të dhënat zyrtare treguan një rritje prej 10.8 për qind nga viti në vit në vlerën e shtuar të këtij sektori në tremujor. (Elona)