Rezervat valutore të Kinës ranë në 3.2 trilionë dollarë në prill
2024-05-08 11:45:07

CFP

CFP

Rezervat valutore të Kinës ranë në 3.2 trilionë dollarë amerikanë në fund të prillit, 1.38 për qind më pak nga fundi i marsit, njoftoi Administrata Shtetërore e Këmbimit valutor.

Rregullatori i këmbimit valutor të vendit ia atribuoi këtë ulje ndikimit të kombinuar të kthimit të monedhës dhe ndryshimeve të çmimeve të aktiveve, shkruan “Xinhua”.

Indeksi i dollarit amerikan u rrit dhe çmimet e aktiveve financiare globale ranë muajin e kaluar, të ndikuar nga pritshmëritë e politikës monetare të ekonomive të mëdha dhe të dhënat e tyre makroekonomike, sipas rregullatorit.

Ekonomia e Kinës ka një themel të fortë, elasticitet të fortë dhe potencial të madh, që është i favorshëm për ruajtjen e shkallës së qëndrueshme të rezervave të saj në valutë, shtoi rregullatori. (Elona)