Këshilli i Europës miraton Planin e Rritjes për vendet e Ballkanit Perëndimor
2024-05-08 18:07:01

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Këshilli i Europës dha dritën jeshile përfundimtare për Planin e Rritjes për Ballkanin Perëndimor, një instrument i ri për të mbështetur reformat e lidhura me BE-në dhe rritjen ekonomike në rajon.

Në një njoftim për shtyp u bë e ditur se Plani i Rritjes do të mbulojë periudhën nga viti 2024 deri në vitin 2027 dhe pritet të ofrojë deri në 2 miliardë euro grante dhe 4 miliardë euro kredi për gjashtë partnerët e Ballkanit Perëndimor të BE-së në vitet e ardhshme, shkruan “RTSH”.

Sipas tekstit të propozuar nga Komisioni Europian dhe të amenduar nga Parlamenti Evropian, parakushtet për mbështetjen në kuadër të lehtësirave do të jenë që përfituesit të përmirësojnë, mbështesin dhe respektojnë, ndër të tjera, mekanizmat efektivë demokratikë, duke përfshirë funksionimin e një parlamenti shumëpartiak,mbrojtjen e mediave të lira dhe pluraliste dhe luftën kundër dezinformimit dhe sundimit të ligjit.

PE-ja shtoi gjithashtu një parakusht, për përafrimin me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë së BE-së.

Për të marrë ndonjë mbështetje në kuadër të planit, çdo përfitues do t'i paraqesë KE-së një agjendë reformash për kohëzgjatjen e instrumentit, që do të pasqyrojë vlerësimet në Paketën më të fundit të Zgjerimit dhe Planin Ekonomik dhe Investues për Ballkanin Perëndimor. (Elona)