Xi Jinping-u zhvillon bisedime për një gamë të gjerë çështjesh me presidentin serb Vuçiç
2024-05-08 18:36:51

Të mërkurën paradite sipas orës vendore, presidenti kinez Xi Jinping u takua me presidentin serb Aleksandar Vuçiç në Pallatin Presidencial në Beograd. Para bisedimeve, Vuçiçi dhe bashkëshortja e tij Tamara e mirëpritën ngrohtësisht presidentin Xi në sheshin para Pallatit Presidencial.

Gjatë bisedimeve që përfshinë një gamë të gjerë çështjesh, të dy krerët e shteteve njoftuan së bashku thellimin dhe zgjerimin e partneritetit të gjithanshëm strategjik kino-serb dhe ndërtimin e një komuniteti me një të ardhme të përbashkët Kinë-Serbi në epokën e re.

Pas bisedimeve, të dy krerët e shteteve do të parasiten në ceremoninë e nënshkrimit dhe të takohen me gazetarë.