CMG-ja: Bashkëpunimi Kinë-Francë në gjashtë dekadat e ardhshme
2024-05-08 15:36:12

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Të hënën, Presidenti i Kinës Xi Jinping dhe Presidenti i Francës Emmanuel Macron zhvilluan bisedime në Paris. Ata arritën një sërë rezultatesh, duke përfshirë nënshkrimin e rreth 20 dokumentave të bashkëpunimit dypalësh në sektorët e zhvillimit të gjelbër, aviacionit, ushqimeve bujqësore, biznesit, shkëmbimeve njerëzore,  si edhe finalizuan katër deklarata të përbashkëta,

Kina dhe Franca dhanë sinjale të qartë për bashkëpunim. Sipas presidentit Macron, bota e sotme po përballet me sfida serioze. Franca dhe BE duhet të forcojnë më tej bashkëpunimin me Kinën, pasi kjo ka lidhje me të ardhmen e Europës.

Ky vit shënon 60-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Kinës e Francës. Presidenti Xi Jinping zgjodhi pikërisht Francën si destinacionin e parë të vizitës së tij jashtë vendit, për këtë vit. Kjo tregon se pala kineze u kushton shumë rëndësi marrëdhënieve me Francën.

Bashkëpunimi ekonomiko-tregtar është motori për nxitjen e zhvillimit të marrëdhënieve kino-franceze. Aktualisht, Kina është partnerja e parë e më madhe tregtare e Francës jashtë BE. Ndërkohë Franca është partnerja kryesore tregtare e Kinës në BE. Mbi 2000 sipërmarrje franceze kanë investuar aktualisht në Kinë.

Presidenti Xi Jinping u shpreh se Kina është gati të importojë sa më shumë produkte franceze me cilësi të lartë. Kina do të zgjerojë më tej hapjen me botën e jashtme. Ndërkohë mirëpret sa më shumë sipërmarrje franceze të bëjnë investime në Kinë. 

Nga ana e tij, Presidenti i Francës Emmanuel Macron, u shpreh se Franca nuk do të zbatojë politikën diskriminuese ndaj sipërmarrjeve kineze. Ajo mirëpret sa më shumë sipërmarrje kineze, duke përfshirë sipërmarrjet e teknologjisë së lartë, që të shkojnë në Francë për bashkëpunim. 

Nën sfondin e rritjes së proteksionizmit tregtar global, qëndrimet e Kinës dhe Francës do të promovojnë bashkëpunimin Kinë-Europë, si edhe ekonominë e hapur botërore. (Fani)