Presidenti i Kinës Xi Jinping publikon një shkrim në mediat hungareze
2024-05-08 18:32:23

Më 8 maj, para vizitës shtetërore në Budapest, Presidenti i Kinës Xi Jinping botoi një shkrim në Gazetën Kombëtare të Hungarisë, me titull "Të punojmë së bashku për të udhëhequr marrëdhëniet Kinë-Hungari drejt 'Kanalit të Artë'" . 

Teksti i plotë i shkrimit është si më poshtë:

Të punojmë së bashku për të udhëhequr marrëdhëniet Kinë-Hungari drejt "Kanalit të Artë"

Xi Jinping, President i Republikës Popullore të Kinës 

Fushat e rrafshnaltave të mëdha hungareze janë shumë aromatike në maj. Me ftesë të ngrohtë të Presidentit Sulyok Tamas dhe Kryeministrit Orban Viktor, së shpejti do të zhvilloj një vizitë shtetërore në Hungari. Kjo do të jetë hera e parë në 15 vjet, që udhëtoj përsëri në këtë tokë të bukur dhe të pasur. Gjatë 15 viteve të fundit, jam takuar shpesh me liderët hungarezë gjatë vizitës së tyre në Kinë dhe kam krijuar miqësi të thellë me ta. Po pres të rivizitoj këtë vend, të bisedoj me miqtë hungarezë për miqësinë dhe bashkëpunimin, të hartoj një plan të ri për zhvillimin e marrëdhënieve Kinë-Hungari në epokën e re.

CFP

Hungari/CFP

Hungaria ka peizazhe të bukura, talente të shkëlqyer dhe një trashëgimi të thellë historike dhe kulturore. Poezitë e poetit patriot Petöfi Sándor janë mjaft popullore. Veprat muzikore të “mbretit të pianos” Franz Liszt janë shumë pasionante. Populli hungarez është punëtor, inteligjent, i hapur, tolerant, i guximshëm, pionier dhe inovativ. Stilolapsi, hologrami, Kubi i Rubikut etj, janë shpikur nga populli hungarez.

Edhe pse Kina dhe Hungaria janë mijëra kilometra larg, miqësia mes dy popujve ka një histori të gjatë. Gjatë periudhës së veçantë të përballimit të krizës financiare ndërkombëtare dhe luftimit të epidemisë së COVID-19, njerëzit e dy vendeve ndihmuan njëri-tjetrin dhe shkruan një histori prekëse. Miqësia tradicionale midis Kinës dhe Hungarisë është si vera hungareze Tokajë; aromatike, e ëmbël, e butë dhe e qëndrueshme.

Ky vit shënon 75 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Kinës dhe Hungarisë. Që nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike, marrëdhëniet mes dy vendeve kanë ruajtur një zhvillim të qëndrueshëm, të shëndetshëm dhe kanë patur arritje të prekshme. Të dyja palët i përmbahen respektit të ndërsjellë, trajtimit të barabartë, përfitimeve reciproke dhe e konsiderojnë njëra-tjetrën si partnere prioritare. 

Në situatën ndërkombëtare gjithnjë në ndryshim, nuk i trembemi erës, shiut, apo fuqisë. Nuk kemi frikë të gjejmë rrugën e duhur për shkëmbime të pavarura dhe miqësore midis shteteve sovrane.

Gjatë 75 viteve të fundit, Kina dhe Hungaria kanë krijuar një miqësi të mirë të sinqertë. Të dyja palët këmbëngulin në vullnetin fillestar të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike. Gjithmonë respektojnë dhe mbështesin rrugët e zhvillimit të zgjedhur nga njëri-tjetri. Kuptojnë dhe mbështesin interesat thelbësore dhe shqetësimet kryesore të njëra-tjetrës. Janë gjithmonë të lumtura të shohin përparimet e vazhdueshme në zhvillimin e vendeve kombëtare përkatëse. Të dyja palët kanë krijuar një nivel të lartë besimi të ndërsjellë politik. Marrëdhëniet dypalëshe kanë hyrë në periudhën më të mirë të historisë, kanë hyrë në "Kanalin e Artë". 

CFP

treni i mallrave nga Kina për Hungari/CFP

Gjatë 75 viteve të fundit, Kina dhe Hungaria kanë punuar të jenë partnerë të mirë për bashkëpunime të favorshme. Të dy palët janë fokusuar në ndërtimin e përbashkët cilësor të nismës "Një brez, një rrugë". Kanë forcuar lidhjen e thellë të strategjive të dy vendeve, bashkëpunimin praktik në fusha të ndryshme si investimet, ndërtimi i infrastrukturës, financat, energjia e re, dhe teknologjinë e komunikimit, duke injektuar së bashku një shtysë në rimëkëmbjen e ekonomisë botërore. 

Sot, Hungaria është destinacioni i parë i Kinës për investime dhe partner i rëndësishëm tregtar në Evropën Qendrore dhe Lindore. Bashkëpunimi mes dy vendeve ka dhënë rezultate të frytshme dhe është plot vitalitet.

Gjatë 75 viteve të fundit, Kina dhe Hungaria janë miq të mirë, që mësojnë nga njëri-tjetri. Qendra Kulturore Hungareze në Pekin ka funksionuar mjaft mirë për shumë vite. Ndërkohë Qendra Kulturore Kineze në Budapest është gati të vihet zyrtarisht në funksion. Shumë universitete në Kinë kanë hapur degën e gjuhës hungareze. Shkollat e Konfucit janë shumë të njohura në Hungari. Shkolla dygjuhëshe hungareze-kineze në Budapest ka trajnuar grupe pasardhësish, për të trashëguar miqësinë midis Kinës dhe Hungarisë. 

Shkëmbimet lokale janë shumë aktive. Numri i fluturimeve direkte të pasagjerëve mes dy vendeve arrin në numër dyshifror çdo javë. Masat për lehtësimin e shkëmbimeve të personelit vazhdojnë të zbatohen dhe të japin fryte. Shkëmbimet mes njerëzve dhe kulturës së dy vendeve, kanë ndërmarrë hapa gjithnjë e më të mëdha. Themelet e miqësisë mes dy popujve janë forcuar gjithnjë e më shumë.

Aktualisht, Kina dhe Hungaria janë në një fazë të rëndësishme të zhvillimit të tyre. Kina po përpiqet të promovojë zhvillimin me cilësi të lartë, hapjen ndaj botës së jashtme dhe të avancojë tërësisht në kauzën e madhe të ndërtimit të një vendi të fortë dhe rinovimit të kombit me modernizimin e stilit kinez. Hungaria gjithashtu po punon shumë, për të kërkuar një zhvillim më të madh. 

Shpresoj që përmes kësaj vizite, të mund të punoj me udhëheqësit hungarezë për të vazhduar miqësinë tradicionale, për të thelluar bashkëpunimin reciprokisht të dobishëm dhe për ta shtyrë partneritetin gjithëpërfshirës strategjik Kinë-Hungari drejt një lartësie të re.

Ne duhet të trashëgojmë dhe çojmë përpara miqësinë tradicionale, të konsolidojmë themelet politike të marrëdhënieve dypalëshe. Një nivel i lartë i besimit të ndërsjellë politik, është një gur themeli i rëndësishëm i marrëdhënieve të shpeshta dhe të qëndrueshme Kinë-Hungari. 

Kina është e gatshme ta shohë 75 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve, si një shans për të punuar me Hungarinë, për të bërë një planifikim të nivelit të lartë për marrëdhëniet dypalëshe, nga një perspektivë strategjike dhe afatgjatë. Gjithashtu për të konsoliduar prirjen pozitive të shkëmbimeve të nivelit të lartë dhe mbështetjen ndaj qeverive, organeve legjislative dhe partive politike, në mbajtjen e shkëmbimeve të rregullta dhe komunikimin e politikave. Ne duhet të mbështesim me vendosmëri interesat thelbësore të njëri-tjetrit, si edhe të ofrojmë garanci solide politike për zhvillimin e nivelit të lartë të marrëdhënieve Kinë-Hungari.

Ne duhet të forcojmë lidhjen e strategjive të zhvillimit dhe të krijojmë pika të reja në bashkëpunimin praktik. 

Kina është e gatshme të promovojë integrimin e thelluar të ndërtimit të përbashkët të nismës "Një brez dhe një rrugë" dhe të strategjisë "Hapja në Lindje" të Hungarisë. Jemi të gatshëm të përshpejtojmë avancimin e projekteve të mëdha të bashkëpunimit si hekurudha Hungari-Serbi. Kina do të insistojë në promovimin e hapjes së nivelit të lartë ndaj botës së jashtme. Ajo është e gatshme të forcojë bashkëpunimin me Hungarinë në fusha të reja si energjia e pastër, inteligjenca artificiale, ekonomia dixhitale dhe zhvillimi i gjelbër.Gjithashtu të kultivojë forca të reja prodhuese dhe t'i shërbejë zhvillimit e njëri-tjetrit me cilësi të lartë.

Ne duhet të vazhdojmë të zgjerojmë shkëmbimet njerëzore e kulturore, si edhe të forcojmë themelet e opinionit publik të marrëdhënieve tona dypalëshe. 

CFP

Fabrika e dytë evropiane e CATL fillon ndërtimin në Debrecen, Hungari/CFP

Lidhja midis njerëzve është burimi i vitalitetit për zhvillimin e marrëdhënieve Kinë-Hungari. Kina është e gatshme të zgjerojë vazhdimisht shkëmbimet dhe bashkëpunimin me Hungarinë në fusha të ndryshme si arsimi, kultura, turizmi, sporti, rinia, media, zonat lokale. Është e gatshme të mbështesë mësimin e gjuhëve reciproke në të dy vendet, të përdorë plotësisht platformat e qendrave kulturore të krijuara reciprokisht dhe të inkurajojë personelin e institucionet e ndryshme që të forcojnë shkëmbimet dhe ndërveprimet.

Kina është e gatshme të punojë me Hungarinë për të vazhduar përmirësimin e niveleve përkatëse të lehtësimit të vizave, zgjerimin e fluturimeve direkte ndërmjet dy vendeve dhe krijimin e kushteve më të favorshme për shkëmbimin e personelit.

Ne duhet të udhëheqim bashkërisht bashkëpunimin rajonal dhe t'i përmbahemi drejtimit të duhur të marrëdhënieve Kinë-BE. Bashkëpunimi mes Kinës dhe vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore, është në përputhje me kërkesat e kohës dhe tendencat e zhvillimit. Ai u shërben interesave të përbashkëta të Kinës dhe vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore, si dhe ofron një shtesë të dobishme për marrëdhëniet Kinë-BE. 

Kohët e fundit, marrëdhëniet Kinë-BE kanë patur një vrull zhvillimi të qëndrueshëm dhe pozitiv. Kina dhe BE janë partnerë strategjikë gjithëpërfshirës. Të dyja palët ndajnë interesa të gjera të përbashkëta. Bashkëpunimi peshon më shumë se konkurrenca dhe konsensusi i tejkalon dallimet. Të dyja palët kanë përgjegjësinë, që së bashku të sigurojnë më shumë stabilitet për botën, ti japin më shumë shtysë zhvillimit global. Kina është e gatshme të punojë me Hungarinë, për të udhëhequr vendet Kinë-Evropë Qendrore dhe Lindore, për të thelluar dhe praktikuar bashkëpunimin e tyre, si dhe për të promovuar qëndrueshmërinë dhe zhvillimin afatgjatë të marrëdhënieve Kinë-BE.

Ne duhet të forcojmë shkëmbimet për çështjet ndërkombëtare dhe të punojmë së bashku për të përballuar sfidat globale. Aktualisht, ndryshimet shekullore në botë po përshpejtohen. Sfida të ndryshme globale po shfaqen njëra pas tjetrës, të cilat kërkojnë përpjekje të përbashkëta nga komuniteti ndërkombëtar për t'iu përgjigjur. 

Kina dhe Hungaria kanë pikëpamje dhe qëndrime të ngjashme për situatën ndërkombëtare dhe rajonale. Ne duhet t'i përmbahemi unitetit dhe bashkëpunimit. Duhet të promovojmë fuqimisht vlerat e përbashkëta të paqes, zhvillimit, drejtësisë, demokracisë dhe lirisë për të gjithë njerëzimin.Duhet të praktikojmë multilateralizëm të vërtetë dhe të mbrojmë në mënyrë aktive një multipolaritet botëror të barabartë, të rregullt dhe gjithëpërfshirës. Globalizimi ekonomik gjithëpërfshirës, duhet të vazhdojë të promovojë ndërtimin e një komuniteti me një të ardhme të përbashkët për njerëzimin, si edhe të injektojë më shumë energji pozitive në ruajtjen e paqes botërore dhe promovimin e zhvillimit të përbashkët.

Ekziston një thënie e vjetër kineze; "Ata që ndajnë të njëjtin vullnet, nuk janë larg, pavarësisht maleve dhe deteve". 

Miqtë hungarezë shpesh thonë: "Miqtë e mirë janë më të vlefshëm se ari". 

Në epokën e sotme dhe udhëtimin e ri, Kina synon të vazhdojë të shkruajë histori të reja miqësie, me miqtë e saj hungarezë, duke nisur një kapitull të ri bashkëpunimi dhe duke filluar së bashku një të ardhme të ndritur për të dy popujt.