Egjipti dënon operacionet ushtarake izraelite në Gaza
2024-05-08 14:15:48

Ushtar izraelit (Foto ATSH)

Ushtar izraelit (Foto ATSH)

Egjipti dënon operacionet ushtarake izraelite në qytetin palestinez, Rafah, dhe kontrollin e tij në pikën kufitare, njoftoi përmes një deklarate zyrtare Ministria e Jashtme egjiptiane, citon “ATSH”.

Ministria e konsideron operacionin si përshkallëzim të rrezikshëm të konfliktit, që kërcënon jetën e më shumë se 1 milion palestinezëve, të cilët varen kryesisht nga ky vendkalim, pasi është linja kryesore e shpëtimit të Rripit të Gazës.

Kalimi kufitar i Rafahut ka qenë porta e sigurt për të sëmurët dhe të plagosurit për t’u larguar nga Gaza për trajtim dhe për ndihma humanitare për të hyrë në enklavë, thuhet në deklaratë.

Egjipti i kërkoi Izraelit të ushtrojë nivelet maksimale të kufizimit dhe të shmangë një politikë devijimore që ka efekte afatgjata dhe do të kërcënonte fatin e përpjekjeve të forta të bëra për të arritur një armëpushim të qëndrueshëm brenda Rripit të Gazës.

Egjipti u bëri thirrje të gjitha palëve me ndikim ndërkombëtar që të ndërhyjnë dhe të ushtrojnë presionin e nevojshëm për të zbutur krizën aktuale dhe për të lejuar përpjekjet diplomatike për të arritur rezultatet e dëshiruara.

Ndihma humanitare në Gaza përmes kufirit të Rafahut është ndalur pas marrjes së kontrollit nga Izraeli të pikës së kalimit në anën palestineze. (Elona)