Xi: Nisja e një udhëtimi të ri për një bashkësi me fate të përbashkëta Kinë-Serbi
2024-05-08 22:44:12

Të mërkurën në mesditë sipas orës vendore, presidenti kinez Xi Jinping mbajti një konferencë shtypi të përbashkët me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiç, pas bisedimeve në Pallatin e Serbisë në Beograd.

Në konferencën e shtypit Xi theksoi se, duke rishikuar historinë, miqësia Kinë-Serbi është formuar përmes përpjekjeve të përbashkëta për të mbrojtur paqen dhe zhvillimin botëror. Duke shikuar përpara, ndërtimi i një bashkësie me fate të përbashkëta Kinë-Serbi në epokën e re është një zgjedhje strategjike e të dyja palëve, me qëllimin për të realizuar aspiratat e popujve të të dy vendeve për një jetë më të mirë, duke u nxitur nga mbështetja e vendosur dhe pjesëmarrja e gjerë e popujve të dy vendeve. Kina është e gatshme të punojë krah për krah me Serbinë në këtë udhëtim të ri, duke sjellë vazhdimisht një shkëlqim të ri në marrëdhëniet dypalëshe.