Kina po punon për të përmirësuar shërbimet mjekësore të kujdesit kritik
2024-05-08 17:11:22

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Komisioni Kombëtar i Shëndetit në Kinë dhe autoritetet e tjera publikuan një sërë udhëzimesh për të përmirësuar kapacitetin e shërbimeve mjekësore të kujdesit kritik të vendit, shkruan “Xinhua”.

Udhëzimet përcaktojnë objektivin e sigurimit të 15 shtretërve spitalorë të kujdesit intensiv për 100.000 njerëz deri në fund të vitit 2025, duke përfshirë shtretërit e kujdesit intensiv për përdorim gjithëpërfshirës dhe specifik, si dhe 10 shtretër spitalorë që mund të konvertohen për përdorim të kujdesit intensiv për 100.000 njerëz.

Si një masë e rëndësishme për të rritur kapacitetet e trajtimit përballë urgjencave të mëdha të shëndetit publik, ajo pritet të forcojë shërbimet mjekësore të kujdesit intensiv në të dy nivelet e qytetit dhe të qarkut, sipas dokumentit. (Elona)